Electrolux EN3887AOX Manuel d'utilisateur Page 10

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 80
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 9
mundshme që të vendosni ushqime që
dalin jashtë deri në 15 mm nga dera.
Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, si për shembull për
shkak të shkëputjes së rrymës
elektrike, nëse ushqimi me energji
ka zgjatur më shumë se vlera e
treguar në tabelën e
karakteristikave teknike në “koha
në rritje”, ushqimi i shkrirë duhet të
konsumohet shpejt ose të gatuhet
menjëherë e më pas të vendoset
sërish në ngrirje (pasi është
ftohur).
4.3 Ngrirja e ushqimit të freskët
Dhomëza e ngrirësit është e
përshtatshme për të ngrirë ushqime të
freskëta si dhe për të ruajtur ushqime të
ngrira për një kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta,
aktivizoni funksionin e ngrirjes së shpejtë
të paktën 24 orë përpara se të vendosni
ushqimin që do të ngrini në dhomëzën e
ngrirjes.
Vendosni ushqimin e freskët që do të
ngrini në dhomëzën e poshtme.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë, specifikohet në
pllakëzën e parametrave, një etiketë që
ndodhet në brendësi të frigoriferit.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqim tjetër për t'u
ngrirë.
Pas 24 orësh, kur të jetë kryer procesi i
ngrirjes, çaktivizoni funksionin e ngrirjes së
shpejtë (shihni "Funksioni i ngrirjes së
shpejtë").
4.4 Treguesi i temperaturës
Termostati duhet përshtatur
Temperatura e saktë
OK
Për t'ju ndihmuar që ta kontrolloni pajisjen
mirë ne kemi instaluar një tregues
temperature në frigoriferin tuaj.
Simboli anash tregon pjesën më të ftohtë
të frigoriferit.
Pjesa më e ftohtë është nga rafti me xham
i sirtarit të frutave dhe zarzavateve deri te
simboli ose te rafti i vendosur në të njëjtën
lartësi me simbolin.
Për të ruajtur më mirë ushqimin, treguesi i
temperaturës duhet të tregoj mesazhin
"OK".
Nëse "OK" nuk shfaqet, rregulloni
kontrollorin e temperaturës në një
parametër më të ftohtë dhe prisni 12 orë
përpara se të kontrolloni treguesin e
temperaturës sërish.
Pasi të keni vendosur ushqimin e freskët
në pajisje ose pasi të keni hapur derën
vazhdimisht për një periudhë të gjatë,
është normale që mesazhi "OK" të
zhduket.
10
www.electrolux.com
Vue de la page 9
1 2 ... 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 ... 79 80

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire