Electrolux ERN29601 Manuel d'utilisateur Page 8

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 76
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 7
pjesën e pasme të pajisjes, mbi
kompresorin e motorit, ku dhe avullon.
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën kulluese të ujit të
shkrirjes, që ndodhet në mes të kanalit të
dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar që
uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi ujë.
Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është
dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën
e kullimit.
Shkrirja e ngrirësit
Një sasi e caktuar ngrice do të formohet
gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe rreth e
përqark dhomëzës së sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin
një trashësi prej 3-5 mm.
E rëndësishme Rreth 12 orë para
shkrirjes, vendoseni rregullatorin e
Temperaturës në përzgjedhjet më të larta,
në mënyrë që të formohet një rezervë e
mjaftueshme ftohjeje për ndërprerjen e
operacionit.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni
udhëzimet e mëposhtme:
1. Fikni pajisjen.
2. Hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini
me disa shtresa gazete dhe vendosini
në një vend të freskët.
Kujdes Mos i prekni me duar të
zbuluara ushqimet e ngrira. Këto
ushqime mund të ngrijnë duart.
3. Lëreni derën hapur dhe vendoseni
kruajtësen plastike në shtresën e
përshtatshme në bazamentin e qendrës,
duke vendosur një tas poshtë për të
mbledhur ujin e shkrirë
Për të shpejtuar procesin e shkrirjes,
vendosni një tenxhere me ujë të
ngrohtë në dhomëzën e ngrirësit.
Përveç kësaj, hiqni copëzat e akullit që
plasariten përpara se të ketë
përfunduar shkrirja.
4. Kur ka përfunduar shkrirja, thani pjesën
e brendshme mirë dhe mbajeni
kruajtësen për ta përdorur sërish në të
ardhmen.
5. Ndizni pajisjen.
6. Pas dy ose tre orësh, rivendosni brenda
në dhomëz ushqimet që hoqët më parë.
Paralajmërim Mos përdorni kurrë
vegla metalike me majë për të kruajtur
brymën nga avulluesi pasi mund ta
dëmtoni atë.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike
apo mjete artificiale për të përshpejtuar
procesin e shkrirje, veç atyre të
rekomanduara nga prodhuesi.
Ngritja e temperaturës së pakove të
ushqimit të ngrirë, gjatë shkrirjes, mund
t'i shkurtojë jetën ruajtjes së ushqimit.
Kohë të gjata mos-përdorimi
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
shkëputeni pajisjen nga energjia
elektrike;
8 electrolux
Vue de la page 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 75 76

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire