Electrolux EVK6E40X Manuel d'utilisateur Page 5

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 24
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 4
Përdorni vetëm enë të përshtatshme për përdorim në
furra me mikrovalë.
Kur nxehni ushqime në enë plastike ose letre, mos ia
ndani sytë pajisjes sepse mund të ketë ndonjë
shkëndijë.
Pajisja është projektuar për ngrohjen e ushqimit dhe
pijeve. Tharja e ushqimit ose rrobave dhe ngrohja e
pecetave, shapkave, sfungjerëve, leckave të njoma
dhe gjërave të ngjashme mund të rezultojë në lëndim
personal, ndezje shkëndije ose zjarr.
Nëse vini re tym, fikni pajisjen ose hiqeni atë nga
priza, si dhe mbani derën mbyllur për të mbytur çdo
flakë brenda.
Ngrohja e pijeve në mikrovalë mund të rezultojë në
zierje të vonuar me derdhje. Duhet të tregoni kujdes
gjatë kapjes së enës.
Përmbajtja e shisheve të biberonit dhe kavanozave
me ushqim bebesh duhet trazuar ose tundur si dhe
duhet kontrolluar mirë temperatura përpara se të
konsumohen, për të shmangur djegiet.
Vezët me lëvozhgë dhe vezët e pahapura të ziera
mirë nuk duhet të ngrohen në pajisje, sepse mund të
shpërthejnë edhe pasi ngrohja në mikrovalë të ketë
përfunduar.
Pajisja duhet të pastrohet rregullisht dhe të hiqet çdo
mbetje ushqimore.
Mosmbajtja pastër e pajisjes mund të çojë në prishje
të sipërfaqes, gjë e cila mund të ndikojë negativisht në
jetëgjatësinë e pajisjes dhe mund të çojë në situata të
rrezikshme.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instalojë
këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe
këpucë të mbyllura.
SHQIP 5
Vue de la page 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 23 24

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire