
9.3 Anulimi i funksioneve të
orës
1. Shtypni vazhdimisht derisa të
pulsojë në ekran simboli i funksionit
të nevojshëm të orës dhe .
2. Shtypni dhe mbani shtypur butonin
derisa të fiket funksioni i orës.
10. FURRA - UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
Temperatura dhe kohët e
pjekjes në tabela janë vetëm
udhëzuese. Ato varen nga
recetat, cilësia dhe sasia e
përbërësve të përdorur.
10.1 Pjekja
• Furra juaj mund të pjekë apo të skuqë
ndryshe nga pajisja juaj e
mëparshme. Përshtatini cilësimet
tuaja të zakonshme (temperaturën,
kohën e gatimit) dhe pozicionet e
rafteve sipas vlerave në tabela.
• Prodhuesi rekomandon që në fillim të
përdorni temperaturat më të ulëta.
• Nëse nuk arrini t'i gjeni cilësimet për
një recetë të veçantë, kërkoni një që
është pothuajse e njëjtë me të.
• Koha e pjekjes mund të zgjatet me
10-15 minuta, nëse gatuani kekë në
më shumë se një pozicion të rafteve.
• Kekët dhe petët në lartësi të
ndryshme nuk skuqen gjithmonë
njësoj në fillim. Nëse ndodh kjo, mos
e ndryshoni temperaturën e furrës.
Diferencat do të barazohen gjatë
procedurës së pjekjes.
• Kur kohët e pjekjes janë më të gjata,
mund ta çaktivizoni furrën rreth 10
minuta para mbarimit të kohës së
pjekjes për të shfrytëzuar nxehtësinë
e mbetur.
Kur gatuani ushqime të ngrira, tavat në
furrë mund të deformohen gjatë pjekjes.
Kur tavat ftohen përsëri, deformimi do të
zhduket.
10.2 Këshilla për pjekjen
Rezultati i pjekjes Shkaku i mundshëm Ndreqja
Baza e kekut nuk është
skuqur mjaftueshëm.
Pozicioni i raftit nuk është i
saktë.
Vendoseni kekun në një
raft më të ulët të furrës.
Ëmbëlsira bie dhe mbetet
e papjekur, e qullët ose e
ujshme.
Temperatura e furrës është
tepër e lartë.
Herën tjetër që të piqni,
vendoseni furrën në tem‐
peraturë pak më të ulët.
Ëmbëlsira bie dhe mbetet
e papjekur, e qullët ose e
ujshme.
Koha e pjekjes është tepër
e shkurtër.
Vendosni një kohë pjekjeje
më të gjatë. Nuk mund ta
zvogëloni kohën e
pjekjes duke vendosur
temperatura më të larta.
SHQIP 21
Commentaires sur ces manuels