
aktivizohet përsëri automatikisht kur bie
temperatura.
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
Temperatura dhe kohët e
pjekjes në tabela janë vetëm
udhëzuese. Ato varen nga
recetat, cilësia dhe sasia e
përbërësve të përdorur.
9.1 Informacione të
përgjithshme
• Pajisja ka pesë pozicione të raftit.
Numërojini nivelet e raftit pajisjes
duke filluar nga poshtë.
• Pajisja ka një sistem të veçantë që
qarkullon ajrin dhe riciklon
vazhdimisht avullin. Me këtë sistem ju
mund të gatuani në një mjedis me
avull dhe ta mbani ushqimi të butë
nga brenda dhe krokant nga jashtë. Ai
ul kohën e gatimit dhe konsumin e
energjisë në minimum.
• Në pajisje ose në panelet e dyerve
prej xhami mund të kondensohet
lagështi. Kjo është normale. Qëndroni
gjithmonë pak larg pajisjes kur hapni
derën e pajisjes ndërsa është në
punë. Për të ulur kondensimin,
përdoreni pajisjen bosh për 10 minuta
para gatimit.
• Fshini lagështinë e formuar pas çdo
përdorimi të pajisjes.
• Mos vendosni objekte drejtpërdrejt
mbi bazën e pajisjes dhe mos i
mbuloni pjesët e pajisjes me letër
alumini gjatë gatimit. Kjo mund të
ndryshojë rezultatet e pjekjes dhe
mund të shkaktojë dëmtimin e smaltit
të furrës.
9.2 Pjekja e kekëve
• Mos e hapni derën e furrës para se të
ketë kaluar 3/4 e kohës së pjekjes.
• Nëse përdorni dy tava pjekjeje
njëkohësisht, mbajeni një nivel bosh
mes tyre.
9.3 Gatimi i mishit dhe peshkut
• Përdorni një tavë të thellë për
ushqimet me shumë yndyrë, për të
ruajtur furrën nga njollat që mund të
mos ikin më.
• Lëreni mishin afro 15 minuta përpara
se ta shponi, në mënyrë që lëngu të
mos derdhet jashtë.
• Për të parandaluar tymin e tepërt në
furrë gjatë pjekjes, hidhni pak ujë në
tavën e thellë. Për të parandaluar
kondensimin e tymit, shtoni ujë sa
herë që të thahet.
9.4 Kohët e gatimit
Kohët e gatimit varen nga lloji,
shpeshtësia dhe vëllimi i ushqimit.
Fillimisht, kontrolloni funksionimin e
pajisjes kur gatuani. Gjeni përzgjedhjet
më të mira (përzgjedhjet e nxehtësisë,
kohët e gatimit, etj.) për gatesat tuaja,
recetat dhe sasitë përkatëse kur përdorni
pajisjen.
www.electrolux.com12
Commentaires sur ces manuels