
përputhet me të dhënat e rrymës së
shtëpisë tuaj.
• Pajisja duhet tokëzuar. Spina e
kabllos së ushqimit është e pajisur me
një kontakt, pikërisht për këtë qëllim.
Nëse spina e ushqimit të shtëpisë nuk
është e tokëzuar, lidheni pajisjen në
një prizë të veçuar të tokëzuar në
përputhje me rregullat në fuqi, duke u
këshilluar me një elektricist.
• Prodhuesi refuzon të marrë përsipër
gjithë përgjegjësinë nëse nuk ndiqen
masat paraprake të mësipërme.
• Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
7.6 Instalimi i filtrit
TASTEGUARD
Kur dërgohet, filtri ndodhet në një qese
plastike.
1. Hapni fletëzën e ajrosjes.
2. Nxirrni filtrin nga qesja plastike.
3. Fusni filtrin në folenë në pjesën e
pasme të fletëzës.
4. Mbyllni fletëzën.
Sigurohuni që fletëza e
ajrosjes të jetë gjithmonë e
mbyllur në mënyrë që filtri të
funksionojë siç duhet.
7.7 Ndryshimi i drejtimit të
hapjes së derës
Nëse dëshironi të ndryshoni drejtimin e
hapjes së derës, kontaktoni qendrën më
të afërt të autorizuar të shërbimit.
Specialisti i shërbimit të autorizuar do të
ndryshojë drejtimin e hapjes së dyerve
me shpenzimet tuaja.
8. TË DHËNA TEKNIKE
8.1 Të dhënat teknike
Lartësia 1859 mm
Gjerësia 595 mm
Thellësia 668 mm
Tensioni 230 - 240 V
Frekuenca 50 Hz
Të dhënat teknike jepen në pllakën e
specifikimeve, e cila gjendet në anën e
jashtme ose të brendshme të pajisjes
dhe në etiketën e energjisë.
9. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen
e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe
në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve
elektrike dhe elektronike. Mos hidhni
pajisjet e shënuara me simbolin e
mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin
në pikën lokale të riciklimit ose
kontaktoni me zyrën komunale.
SHQIP 13
Commentaires sur ces manuels