
5.2 Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakove të
ushqimit të madhësive të ndryshme,
raftet e derës mund të vendosen në
lartësi të ndryshme.
1. Tërhiqeni gradualisht raftin në
drejtimin e shigjetave derisa të
çmontohet.
2. Ripozicionojeni siç kërkohet.
6. UDHËZIME DHE KËSHILLA
6.1 Tingujt e funksionimit
normal
Gjatë punës tingujt e mëposhtëm janë
normalë:
• Një tingull i lehtë gurgullues ose
flluskues nga bobina kur pompohet
lëndë ftohëse.
• Një tingull gumëzhitës ose pulsues
nga kompresori kur pompohet lënda
ftohëse.
• Një zhurmë e papritur kërcitëse nga
brenda pajisjes që shkaktohet nga
zgjerimi termik (një fenomen fizik i
natyrshëm dhe jo i rrezikshëm).
• Një zhurmë e dobët kërcitëse nga
rregullatori i temperaturës kur
kompresori ndizet ose fiket.
6.2 Këshilla për kursimin e
energjisë
• Mos e hapni shpesh derën ose mos e
lini hapur për një kohë më të gjatë
sesa nevojitet patjetër.
6.3 Këshilla për ftohjen e
ushqimeve të freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
• mos depozitoni ushqime të ngrohta
apo lëngje që avullojnë në ftohës
• mbuloni me kapak ose mbështillni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë
të fortë
• vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë
që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij
6.4 Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
• Mish (të gjitha llojet): mbështilleni në
ambalazh të përshtatshëm dhe
vendoseni mbi raftin e xhamit që
ndodhet mbi sirtarin e perimeve.
Ruajeni mishin për maksimumi 1-2
ditë.
• Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta:
mbulojini dhe vendosini në çdo raft.
• Frutat dhe perimet: pastrojini
plotësisht dhe vendosini në një sirtar
të veçantë. Bananet, patatet, qepët
dhe hudhrat, nëse nuk janë të
paketuara, nuk duhet të mbahen në
frigorifer.
• Gjalpi dhe djathi: vendosini në një
mbajtëse të posaçme hermetike ose
të mbështjella në letër alumini ose
qeska prej polietileni për të lejuar
brenda sa më pak ajër të jetë e
mundur.
• Shishet: mbyllini me kapak dhe
vendosini në raftin e shisheve në
derën e pajisjes ose (nëse ka) në
mbajtësen e shisheve.
SHQIP 7
Commentaires sur ces manuels