Electrolux EN3887AOX Manuel d'utilisateur Page 13

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 56
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 12
4.9 Kontrolli i lagështisë
Kur ruani perime dhe fruta në frigorifer,
bëni mirë që t'i vendosni ato brenda në
sirtar. Frigoriferi siguron që temperatura të
mbetet e ulët, duke ngadalësuar kështu
prishjen. Në kushte normale, kur sirtari i
perimeve nuk mbushet plotësisht dhe kur
mban një përzierje me fruta dhe perime,
kontrolli i lagështisë duhet të vendoset në
pozicionin më të lartë të lagështisë që
tregohet nga pika e madhe. Kjo do të
thotë që grila e sipërme është e mbyllur
dhe që brenda sirtarit ruhet një nivel i lartë
lagështie. Ky duhet të jetë cilësimi
standard. Ndonjëherë, kur sirtari është
mbushur shumë, ekzistoni rreziku që
perimet të mos ftohen mirë; në këto raste
duhet t'i hapni fletët e grilës drejt pikës së
vogël. Perimet ftohen normalisht vetë
duke avulluar ujin dhe në rastin e fletëve të
mbyllura, ekziston rreziku i grumbullimit të
pikave dhe pellgjeve të ujit brenda.
Perimet që mund të prodhojnë sasi
mëdha uji janë lakrat, kërpudhat, brokolit
dhe karotat. Në rastet kur përzierja
përmban mollë dhe fruta, mund të jetë ide
e mirë që t'i mbani pak të hapura fletët në
rast se ka rrezik akumulimi etileni brenda.
Etileni është hormon rritjeje që lëshohet
nga disa fruta dhe zarzavate, të cilat
mund t'i dëmtojnë disa dhe mund të
përshpejtojnë procesin e prishjes te të
tjerat.
4.10 Rafti Freshzone
Ky mekanizëm ju mundëson ftohjen e
ushqimeve dhe një temperaturë më të
njëtrajtshme në sirtar.
Për të aktivizuar funksionin:
1.
Ndizni funksionin e blerjeve.
2.
Treguesi i blerjeve ndizet.
3.
Rrëshqitni fletëzën lart siç tregohet në
figurë.
SHQIP 13
Vue de la page 12
1 2 ... 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 ... 55 56

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire