Electrolux EN3887AOX Manuel d'utilisateur Page 3

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 56
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 2
1.
UDHËZIME PËR SIGURINË
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një
përdorim të saktë, përpara se të instaloni
dhe të përdorni për herë të parë pajisjen,
lexoni me kujdes këtë manual të
përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe
paralajmërimet. Për të shmangur gabime
dhe aksidente të panevojshme, është e
rëndësishme që të gjithë personat që do
të përdorin këtë pajisje, të njohin mirë
mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e
sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe
sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në
rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në
mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë
jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar
për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj
saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini
masat paraprake të udhëzimeve
përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban
përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara
nga pakujdesia.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe
personave me probleme
Kjo pajisje nuk është përshtatur për
përdorim nga personat (përfshirë
fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike,
ndjesore apo mendore, ose me
mungesë përvoje dhe njohurish, për sa
kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë
udhëzuar si të përdorin pajisjen nga një
njeri përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit
larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën
nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa
më pranë pajisjes sa të mundeni) dhe
hiqni derën për të parandaluar fëmijët
që luajnë të pësojnë ndonjë goditje
elektrike apo të mbyllen vetë brenda.
Nëse kjo pajisje që përmban brava
magnetike të derës do të vendoset në
vend të një pajisjeje të vjetër me bravë
në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi
kapak, sigurohuni që ta shkatërroni atë
bravë përpara se të hidhni pajisjen e
vjetër. Kjo do të parandalojë që pajisja
të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.
1.2 Siguria e përgjithshme
PARALAJMËRIM
Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në
karkasën e pajisjes ose në strukturën
inkaso.
Pajisja është ndërtuar për të mbajtur
ushqime dhe/ose pije në shtëpi dhe për
përdorime të ngjashme, si p.sh.:
në zonat e kuzhinës për personelin
në dyqane, në zyra dhe në ambiente
të tjera pune;
në ferma dhe nga klientët në hotele,
motele dhe ambiente të tjera banimi;
në ambiente me fjetje dhe mëngjes;
në katering dhe përdorime të
ngjashme jo për shitje.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike
apo mjete artificiale për të përshpejtuar
shkrirjen e akullit.
Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si
makinë akulloresh) brenda pajisjeve
ftohëse, për sa kohë që nuk janë
përshtatur për këtë nga prodhuesi.
Mos e dëmtoni qarkun e lëndës
ftohëse.
Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që
ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes,
është një gaz natyror me një nivel të
lartë pajtueshmërie me ambientin, por
që është gjithsesi i ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të
pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët
e qarkut ftohtës të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
shmangni flakët e hapura dhe
burimet ndezëse
ajrosni tërësisht dhomën në të cilën
ndodhet pajisja
Është e rrezikshme të ndryshoni
specifikimet apo të përpiqeni ta
modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë
të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar
në kabllo mund të shkaktojë qark të
shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.
SHQIP 3
Vue de la page 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 55 56

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire