Electrolux EOC5851AOX Livre de recettes Page 16

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 28
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 15
Përbërësit e pjesës së sipërme:
150 g sheqer pluhur
1 lugë gjelle me liker qershie
12 karota dekorative marzipan
lajthi të copëtuara
Të tjera:
Tavë keku me diametër 26 cm, e lyer me
yndyrë dhe e veshur në fund me letër
gatimi.
Metoda:
Rrihini të bardhat e vezëve me kripë derisa
të mpiksen, shtoni sheqerin pluhur dhe
rriheni të bardhën e vezës. Përzieni
verdhën e vezës dhe sheqerin derisa të
formohet një krem dhe shtoni përbërësit e
tjerë. Shtoni çerekun e të bardhës së rrahur
të vezës tek e verdha e vezës dhe pastaj
përzieni me kujdes pjesën e mbetur të së
bardhës së rrahur të vezës me përzierjen.
Hidheni brumin në tavën e përgatitur të
pjekjes dhe përhapeni njëtrajtësisht.
Koha në pajisje: 55 minuta
Pozicioni i raftit: 3
Pas pjekjes:
Lëreni kekun të ftohet. Rekomandojmë që
përgatitja të kryhet një ose dy ditë përpara
dhe të mbahet e mbuluar në frigorifer. Për
shtresën e sipërme, përzieni sheqerin me
likerin e qershisë. Shtoni ujë nëse nevojitet.
Mbulojeni kekun me shtresën e sipërme
dhe dekorojeni me karotat marzipan.
Kek me bajame
Përbërësit për përzierjen:
•5 vezë
•200 g sheqer
100 g marzipan
200 ml vaj ulliri
•450 g miell
1 lugë gjelle kanellë
1 pako sodë buke (afërsisht 15 g)
50 g fëstëkë të copëtuar
125 g bajame të grira
•300 ml qumësht
Përbërësit e pjesës së sipërme:
200 g reçel kajsie
5 lugë gjelle sheqer pluhur
1 lugë çaji kanellë
2 lugë gjelle ujë të ngrohtë
bajame të prera
Të tjera:
Tavë pjekjeje me formë të rrumbullakët
28 cm
Metoda:
Përzieni vezët, sheqerin dhe marzipanin për
5 minuta, pastaj shtoni me ngadalë vajin e
ullirit në përzierjen e vezëve.
Sitni miellin, kanellën dhe sodën e bukës së
bashku, pastaj shtoni në miell fëstëkët dhe
bajamet e prera. Më pas me kujdes shtoni
masën e vezëve së bashku me qumështin.
Hidheni në formën e pjekjes ku të keni
shpërndarë thërrimet e bukës në fundin e
saj.
Koha në pajisje: 70 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Pas pjekjes:
Ngroheni reçelin e kajsive dhe shtrojeni mbi
kek me një furçë; pastaj lëreni të ftohet.
Përzieni së bashku sheqerin pluhur,
kanellën dhe ujin e ngrohtë; pastaj
përhapeni mbi kek. Në fund, hidhni
menjëherë bajamet mbi shtresën e
sheqerosur të kekut.
Ëmbëlsirë me fruta
Përbërësit e brumit:
•200 g miell
•pak kripë
125 g gjal
1 vezë
50 g sheqer
50 ml ujë i ftohtë
Përbërësit për mbushjen:
Fruta sipas stinës (400 g mollë, pjeshka,
vishnje, etj.)
90 g bajame të grira
2 vezë
•100 g sheqer
90 g gjalpë i zbutur
Të tjera:
Tavë për quiche me diametër 28 cm, e
lyer me yndyrë
Metoda:
Sitni miellin në një tas përzierjeje, dhe
shtoni te mielli kripën dhe gjalpin në copa
të vogla. Pastaj shtoni vezët, sheqerin dhe
ujin e ftohtë dhe punojeni në një masë
brumi.
Lëreni brumin 2 orë në frigorifer që të
ftohet. Hapeni brumin e ftohur dhe shtrojeni
në një tavë të lyer me yndyrë dhe shpojeni
me një pirun. Pastroni frutat, hiquni mesin,
bërthamat ose farat, pritini në copa ose
16
www.electrolux.com
Vue de la page 15
1 2 ... 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 ... 27 28

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire