
specifikimeve. Pllaka e specifikimeve
gjendet në pjesën e poshtme të vatrës.
Modeli .......................................
PNC .........................................
Numri i serisë ...........................
8.2 Vatra inkaso
Vatrat inkaso përdorini vetëm pasi ta
keni montuar vatrën siç duhet në njësitë
inkaso dhe në planin e punës, sipas
standardeve në fuqi.
8.3 Lidhja e gazit
PARALAJMËRIM!
Udhëzimet e mëposhtme
lidhur me instalimin dhe
mirëmbajtjen duhet të
kryhen nga një personel i
kualifikuar dhe në përputhje
me standardet dhe rregullat
vendore në fuqi.
Zgjidhni lidhje të palëvizshme ose
përdorni një tub fleksibël prej inoksi në
përputhje me rregulloren në fuqi. Nëse
përdorni tuba metalikë fleksibël, bëni
kujdes që këta të mos bien në kontakt
me pjesët e lëvizshme ose që të mos
shtypen. Gjithashtu kini kujdes kur vatra
të vendoset bashkë me furrën.
Sigurohuni që presioni i
furnizimit me gaz të pajisjes
përputhet me vlerat e
rekomanduara. Rakordi tip
bërryl lidhet me linjën e
ushqimit me gaz nëpërmjet
një dadoje të filetuar G 1/2".
Vidhosini pjesët dhe
shtrëngoni çdo gjë me
izolant nëse është e
nevojshme, për të marrë
drejtimin e duhur.
A) Fundi i boshtit me dado
B) Rondela
C) Bërryli (nëse nevojitet)
Lidhja e papërkulshme:
Lidhjen bëjeni duke përdorur tuba metali
të papërkulshëm (bakër me anë
mekanike).
Lidhjet "fleksibël" me funde
mekanike:
• Gaz natyror: lidhja e bërë me tuba
fleksibël me anë mekanike të cilat
vidhosen direkt tek bërryli i animit të
pajisjes.
• Butan / Propan: përdorni një tub
fleksibël, me guarnicinet nëse ja vlen
të përdoret e gjithë gjatësia dhe nëse
pajisja funksionon vetëm me butan.
Nëse pajisja funksionon me propan,
përdorni tub fleksibël me funde metali
të përshtatshme.
Lidhjet me tuba fleksibël jometalikë:
Nëse është e mundur që të kontrollohet
lehtësisht lidhja në të gjithë sipërfaqen e
saj, ju mund të përdorni një tub fleksibël.
Lidhni fort tubin fleksibël me mbërthyese.
Gaz i lëngshëm
Përdorni mbajtësen prej gome të tubit
për gazin e lëngshëm. Përdorni
gjithmonë guarnicionin. Më pas vazhdoni
me lidhjen e gazit.
Tubi fleksibël është gati për punë kur:
• nuk nxehet më shumë se temperatura
e dhomës, ose më shumë se 30°C;
• nuk është më i gjatë se 1500 mm;
• nuk ka ngushtime;
• nuk është tërhequr ose përdredhur;
• nuk është në kontakt me pjesë të
mprehta ose qoshe;
• të jetë lehtësisht i kontrollueshëm për
të kontrolluar gjendjen e tij.
Kontrollet për ruajtjen e tubit fleksibël
bëhen në mënyrë që:
• të mos tregojë plasaritje, prerje,
shenja djegieje në të dyja skajet si
dhe në të gjithë gjatësinë e tij;
• materiali përbërës i tij të mos jetë i
forcuar, por të ketë elasticitetin e
duhur;
• mbërthyeset mbajtëse të mos jenë
ndryshkur;
• afati i skadimit të mos ketë kaluar.
www.electrolux.com20
Commentaires sur ces manuels