Electrolux EGD6576NOK Manuel d'utilisateur Page 4

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 80
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 3
Mos provoni kurrë që ta fikni zjarrin me ujë, por fikni
pajisjen dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me një
kapak ose me batanije kundër zjarrit.
Mos vendosni sende mbi sipërfaqet e gatimit.
Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe
kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e
vatrës, sepse mund të nxehen.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar
pajisjen.
Pas përdorimit, fikini elementët e vatrës me kontrollet
e saj dhe mos u mbështetni te funksionimi i detektorit
të enëve.
Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni
pajisjen për të shmangur mundësinë e goditjes
elektrike
Në rastin e thyerjes së vatrës prej xhami:
fikni menjëherë të gjitha vatrat dhe çdo element
elektrik ngrohjeje dhe izolojeni pajisjen nga rryma
elektrike,
mos e prekni sipërfaqen e pajisjes,
mos e përdorni pajisjen.
Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose
persona të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
Aty ku pajisja lidhet drejtpërdrejt me korrentin,
nevojitet një çelës izolues për të gjitha polet me një
hapësirë kontakti. Duhet të garantohet shkëputja e
plotë në përputhje me kushtet e specifikuara në
kategorinë III të tensionit të tepërt. Kablloja e tokëzimit
përjashtohet nga kjo.
Kur të drejtoni kabllon e rrymës, sigurohuni që kablloja
të mos ketë kontakt të drejtpërdrejtë (për shembull
nëpërmjet veshjeve izoluese) me pjesët që mund të
arrijnë temperatura prej 50°C mbi temperaturën e
dhomës.
www.electrolux.com4
Vue de la page 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 79 80

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire