Electrolux EN3453AOX Manuel d'utilisateur Page 15

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 92
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 14
6.3 Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga
avulluesi i dhomëzës së frigoriferit sa herë
që kompresori i motorit ndalon, gjatë
përdorimit normal. Uji i shkrirjes
shkarkohet nëpërmjet një vrime kullimi
brenda një mbajtëseje të posaçme që
ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes,
mbi kompresorin e motorit, ku dhe
avullon.
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën e shkarkimit të ujit të
shkrirjes që ndodhet në mes të kanalit të
dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar
që uji të rrjedhë e të pikojë mbi ushqimin
brenda.
Përdorni pastruesin e posaçëm që ju
është dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në
vrimën e kullimit.
6.4 Shkrirja e ngrirësit
Gjithashtu, dhomëza e ngrirjes në këtë
model është e llojit "pa ngricë". Kjo do të
thotë se gjatë procesit të punës nuk
krijohet ngricë, as në muret e brendshëm
as mbi ushqime.
Moskrijimi i ngricës vjen si rezultat i
qarkullimit të vazhdueshëm të ajrit të
ftohtë brenda dhomëzës, që vihet në
punë nga një ventilator automatik.
7. SI TË VEPROJMË NËSE…
KUJDES
Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë
nga priza
Vetëm elektricistët e kualifikuar
ose personat kompetentë duhet
të merren me rregullimet apo
defektet që nuk janë në këtë
manual.
Gjatë përdorimit normal dëgjohen
disa tinguj (nga kompresori,
qarkullimi i lëndës ftohëse).
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja bën zhurmë. Pajisja nuk është
mbështetur mirë në
dysheme.
Kontrolloni nëse pajisja
qëndron pa lëvizur (të katër
këmbët e saj duhet të kenë
prekur tokën).
Kompresori punon
pa ndërprerje.
Çelësi i temperaturës
mund të jetë në pozicion
të pasaktë.
Vendosni një temperaturë
më të lartë.
Dera nuk është mbyllur
mirë.
Shihni kapitullin "Mbyllja e
derës".
SHQIP 15
Vue de la page 14
1 2 ... 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 ... 91 92

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire