
38 electrolux pastrimi dhe kujdesi
Pastrimi dhe kujdesi
Paralajmërim: Përpara pastrimit
fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet.
Paralajmërim: Për arsye sigurie mos e
pastroni pajisjen me pastrues me avull
ose me pastrues me presion të lartë.
Kujdes: Mos përdorni asnjë mjet
gërryes për pastrim, objekte të
mprehta ose largues për njollat.
Mos e pastroni derën prej xhami të
sobës me mjete kruajtëse ose me
kruajtëse prej metali, të cilat mund të
gërvishtin sipërfaqen e xhamit. Si
rezultat i kësaj xhami mund të plasaritet.
Pajisja nga jashtë
• Pjesën ballore të pajisjes fshijeni me
një pecetë të butë dhe me ujë të
ngrohtë me finjë.
• Në pjesët metalike përdorni mjet të
zakonshëm për përkujdesjen.
• Ju lutemi mos përdorni asnjë mjet
fërkimi dhe sfungjer gërryes.
Brendësia e furrës
Pastrojeni aparatin pas çdo përdorimi.
Kështu, pisllëqet mund të hiqen më
lehtë dhe nuk ngjiten gjatë djegies.
1. Për pastrimin ndizni ndriçimin e
furrës.
2. Lajeni furrën pas çdo përdorimi me
ujë me ilaç shpëlarës dhe thajeni.
Ndotjet që nuk dalin dot hiqini me
lëndë të posaçme për pastrimin e
furrave.
Kujdes: Në qoftë se përdorni një
sprei për furra, duhet domosdo të
ndiqni udhëzimet e prodhuesit!
Aksesorët
Të gjitha pjesët që shtyhen në furrë
(skara, tepsia, kangjellat etj.) shpëlajini
pas çdo përdorimi dhe thajini mirë. Për
pastrimin më të lehtë lërini të mbeten
pak në ujë.
Commentaires sur ces manuels