Electrolux EOE5551AOX Manuel d'utilisateur Page 4

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 32
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 3
Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të
mprehta metalike për të pastruar xhamin e derës,
sepse këto mund të gërvishtin sipërfaqen, gjë e cila
mund të rezultojë në krisjen e xhamit.
•Përdorni vetëm sensorin e temperaturës, i cili
rekomandohet për këtë pajisje.
Për të hequr mbështetëset e rafteve, nxirrni fillimisht
jashtë pjesën e përparme të mbështetëses së raftit dhe
pastaj pjesën e pasme nga paretet anësore. Montojini
mbështetëset e rafteve në rendin e kundërt.
2.
UDHËZIME PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM
Vetëm një person i kualifikuar
duhet ta instalojë këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos e instaloni ose mos e përdorni
pajisjen e dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit, të dhëna
me pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.
Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
Mobilja e kuzhinës dhe zgavra duhet të
kenë dimensione të përshtatshme.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet
dhe njësitë e tjera.
Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar
nën dhe pranë strukturave të sigurta.
Disa pjesë të pajisjes kanë korrent.
Mbylleni pajisjen me mobilie për të
parandaluar prekjen e pjesëve të
rrezikshme.
Anët e pajisjes duhet të jenë pranë
pajisjeve ose njësive me të njëjtën
lartësi.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar
të instaluar si duhet.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllon elektrike. Kontaktoni me
qendrën e shërbimit ose një elektricist
për ndërrimin e kabllos elektrike
dëmtuar.
Mos i lini kabllot që të prekin derën e
pajisjes, veçanërisht kur dera është e
nxehtë.
Mbrojtja nga goditja e pjesëve me
korrent dhe të izoluara duhet të
shtrëngohet në mënyrë të tillë që të
mos hiqet pa vegla.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Nëse priza është e lirë, mos e futni
spinën.
4
www.electrolux.com
Vue de la page 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 31 32

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire