
6.7 Heqja e koshave të ngrirjes
nga ngrirësi
Koshat e ngrirjes kanë një pikë ndalimi
për të parandaluar heqjen ose rënien
aksidentale. Në momentin e heqjes nga
ngrirësi, tërhiqeni koshin drejt vetes dhe
kur të arrini në pikën e ndalimit, hiqeni
koshin duke e ngritur lart pjesën e
përparme.
Në momentin e vënies në vend, ngrini
pak pjesën e përparme të koshit për ta
futur në ngrirës. Pasi të keni arritur pikat
e ndalimit, shtyjini koshat sërish në vend.
7. UDHËZIME DHE KËSHILLA
7.1 Tingujt e funksionimit
normal
Gjatë punës tingujt e mëposhtëm janë
normalë:
• Një tingull i lehtë gurgullues ose
flluskues nga bobina kur pompohet
lëndë ftohëse.
• Një tingull gumëzhitës ose pulsues
nga kompresori kur pompohet lënda
ftohëse.
• Një zhurmë e papritur kërcitëse nga
brenda pajisjes që shkaktohet nga
zgjerimi termik (një fenomen fizik i
natyrshëm dhe jo i rrezikshëm).
• Një zhurmë e dobët kërcitëse nga
rregullatori i temperaturës kur
kompresori ndizet ose fiket.
7.2 Këshilla për kursimin e
energjisë
• Mos e hapni shpesh derën e
frigoriferit ose mos e lini atë
absolutisht të hapur më shumë se
ç'duhet.
• Nëse temperatura e ambientit është e
lartë, rregullatori i temperaturës është
vendosur në temperaturë të ulët dhe
pajisja është e mbushur plot,
kompresori mund të punojë pa
pushim duke shkaktuar formimin e
ngricës ose akullit në aparatin e
avullimit. Nëse kjo gjë ndodh,
vendoseni rregullatorin e
temperaturës drejt një përzgjedhjeje
më të ngrohtë për të lejuar shkrirjen
automatike dhe si rrjedhojë kursimin e
konsumit të energjisë.
• Nëse një gjë e tillë parashikohet, mos
i hiqni akumulatorët e ftohtësisë nga
koshi i ngrirjes.
7.3 Këshilla për ftohjen e
ushqimeve të freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
• mos depozitoni ushqime të ngrohta
apo lëngje që avullojnë në ftohës
• mbuloni me kapak ose mbështillni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë
të fortë
• vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë
që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij
7.4 Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
www.electrolux.com10
Commentaires sur ces manuels