
3.3 Rregullimi i temperaturës
Temperatura rregullohet automatikisht.
Më e përshtatshme në
përgjithësi është një cilësim
mesatar.
Megjithatë, duhet të zgjidhet
cilësimi i saktë duke pasur
parasysh se temperatura
brenda pajisjes varet nga:
• temperatura e dhomës,
• shpeshtësia e hapjes së
derës,
• sasia e ushqimit që ruhet
në të,
• vendndodhja e pajisjes.
1. Rrotulloni rregullatorin e
temperaturës drejt një përzgjedhjeje
më të ulët, për të përftuar minimumin
e ftohtësisë.
2. Rrotulloni Rregullatorin e
temperaturës drejt një përzgjedhjeje
më të lartë, për të përftuar
maksimumin e ftohtësisë.
KUJDES!
Nëse temperatura e
ambientit është e lartë ose
nëse pajisja është mbushur
plot, dhe pajisja është
vendosur në temperaturën
më të ulët, ajo mund të
punojë pa pushim duke
shkaktuar formimin e brymës
në murin e pasmë. Në këtë
rast, rregullatori i
temperaturës duhet
vendosur në një përzgjedhje
më të lartë për të lejuar
shkrirjen automatike dhe si
rrjedhojë reduktimin e
konsumit të energjisë.
4. PËRDORIMI I PARË
4.1 Pastrimi i brendësisë së
pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto
mund të dëmtojnë pjesët e
lëmuara.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash në mënyrë që raftet të
mund të vendosen sipas dëshirës.
Mos e lëvizni raftin prej
xhami mbi sirtarin e
zarzavateve dhe raftin e
shisheve për të siguruar një
qarkullim të mirë të ajrit.
www.electrolux.com6
Commentaires sur ces manuels