
6. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
6.1 Paralajmërime të
përgjithshme
KUJDES!
Shkëputeni nga korrenti
pajisjen përpara se të kryeni
çdo veprim mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban
hidrokarbure brenda njësisë
ftohëse; për këtë arsye,
mirëmbajtja dhe rimbushja
duhet të kryhen vetëm nga
teknikë të autorizuar.
Aksesorët dhe pjesët e
pajisjes nuk duhet të lahen
në enëlarëse.
6.2 Pastrimi i pjesës së
brendshme të pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjent,
pluhura gërryes, klor apo
pastrues me bazë vaji, pasi
këto mund të dëmtojnë
sipërfaqet e lëmuara.
6.3 Pastrimi periodik
KUJDES!
Mos tërhiqni, lëvizni apo
dëmtoni ndonjë nga tubat
dhe/ose kabllot brenda
pajisjes.
KUJDES!
Kujdesuni që të mos
dëmtoni sistemin ftohës.
KUJDES!
Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni
nga cepi i përparmë për të
shmangur gërvishtjen e
dyshemesë.
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
1. Pastroni pjesën e brendshme dhe
aksesorët me ujë të vakët dhe me
pak sapun neutral.
2. Kontrolloni rregullisht gominat e
derës dhe pastrojini për t’u siguruar
që janë të pastra dhe nuk kanë
papastërti.
3. Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
4. Nëse arrihet, pastroni me furçë
kondensatorin dhe kompresorin në
pjesën e pasme të pajisjes.
Ky veprim do të përmirësojë
performancën e pajisjes dhe do të
kursejë energjinë.
6.4 Pastrimi i kanaleve të ajrit
1. Hiqni plintën (A), pastaj rrjetën e
ajrimit (B).
2. Pastroni rrjetën e ajrimit. (Shihni
seksionin "Pastrimi i filtrit të ajrimit". )
3. Nxirrni jashtë me kujdes deflektorin e
ajrit (C), duke kontrolluar që nuk ka
ujë të mbetur nga shkrirja.
4. Pastroni pjesën e poshtme të pajisjes
me fshesë me korrent.
www.electrolux.com8
Commentaires sur ces manuels