Electrolux ERX3313AOX Manuel d'utilisateur Page 9

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 84
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 8
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PASTRIMI I BRENDËSISË SË
PAJISJES
Përpara së të përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e saj të brendshme
dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë
të vakët dhe pak sapun natyral për të
hequr erën tipike të një produkti të ri, e më
pas thajeni tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund
të dëmtojnë pjesët e lëmuara.
Nëse në ekran shfaqet DEMO, pajisja është
në funksionin e demonstrimit: referojuni
paragrafit "SI TË VEPROJMË NËSE...".
RAFTET E LËVIZSHME
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash, në mënyrë që raftet të mund
të vendosen sipas dëshirës.
Për një përdorim më të mirë të hapësirës,
gjysmë-raftet e përparme mund të
mbështeten mbi ato të pasmet.
VENDOSJA E RAFTEVE TË DERËS
Për të lejuar ruajtjen e pakove të ushqimit
me madhësi të ndryshme, raftet e dorës
mund të vendosen në lartësi të ndryshme.
Për të bërë këto rregullime, veproni si vijon:
tërhiqni gradualisht raftin në drejtim të
shigjetave derisa të lirohet, dhe më pas
rivendoseni sipas dëshirës.
SHQIP 9
Vue de la page 8
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 ... 83 84

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire