
Problemet Shkaqet
Pajisja dridhet dhe bën
zhurmë:
• nuk është hequr i gjithë ambalazhimi nga pajisja (shihni "Instalimi"),
• pajisja nuk është në nivel dhe në ekuilibër (shihni "Instalimi"),
• pajisja është vendosur shumë afër murit ose mobilieve,
• rrobat nuk janë shpërndarë mirë brenda në kazan, ngarkesa është
tepër e vogël,
• pajisja është në fillim të procesit, zhurma do të zhduket me kalimin e
kohës.
Cikli i larjes është tepër i
gjatë:
• filtrat e hyrjes së ujit janë me papastërti (shihni "Kujdesi dhe pastrimi"),
• është shkëputur rryma elektrike ose furnizimi me ujë,
• është aktivizuar detektori i mbinxehjes së motorit,
• temperatura e hyrjes së ujit është më e ulët se zakonisht,
• është aktivizuar sistemi i sigurisë së detektimit të shkumës (shumë
detergjent) dhe lavatriçja ka filluar të shkarkojë shkumën,
• është aktivizuar detektori i çekuilibrimit: është shtuar një fazë shtesë
për të shpërndarë rrobat në mënyrë më të njëtrajtshme në kazan.
Pajisja ndalon gjatë një
cikli larjeje:
• ka probleme në furnizimin me ujë ose energji elektrike,
• është përzgjedhur "Ndërprerja e shpëlarjes",
• kapakët e kazanit janë të hapur.
Kapaku nuk hapet në
përfundim të ciklit:
• temperatura brenda në kazan është tepër e lartë,
• kapaku zhbllokohet 1 - 2 minuta pas përfundimit të ciklit.
Zbutësi shkon direkt në
kazan, kur mbushet
sirtari i detergjenteve:
• keni tejkaluar shenjën treguese MAX.
Butoni "Nis/Ndërprit"
1)
pulson i kuq
2)
:
• kapaku nuk është mbyllur mirë,
• filtri i shkarkimit është bllokuar,
• tubi i shkarkimit të ujit është bllokuar ose është përthyer,
• tubi i shkarkimit të ujit është montuar shumë lart (shihni seksionin
"Instalimi"),
• pompa e shkarkimit të ujit është bllokuar,
• tubat vertikalë janë të bllokuar,
• rubineti i ujit është i mbyllur, është ndërprerë furnizimi me ujë.
1) Në disa modele, mund të bien sinjalet akustike
2) Pas zgjidhjes së problemit, shtypni butonin "Nis/Ndërprit" për të rifilluar programin e ndërprerë.
DETERGJENTET DHE PRODUKTET SUPLEMENTARE
Përdorni vetëm detergjente dhe substanca
shtesë të përshtatshme për lavatriçen. Nuk
ju këshillojmë të përzieni lloje të ndryshme
detergjentesh. Kjo mund të dëmtojë larjen.
Nuk ka kufizime në përdorimin e
detergjenteve në trajtë pluhuri. Nuk duhet të
përdorni detergjent të lëngshëm kur është
zgjedhur faza e paralarjes. Për ciklet pa
paralarje, derdhni detergjentin e lëngshëm
direkt në kazan ose përdorni një pajisje
speciale për dozimin (të ofruar nga
prodhuesi i detergjentit). Tabletat me
detergjent ose solucionet e tjera duhet t'i
vendosni në dhomëzën e detergjentit të
sirtarit të pajisjes tuaj.
SPECIFIKIMET TEKNIKE
PËRMASAT Lartësia
Gjerësia
Thellësia
850 mm
400 mm
600 mm
TENSIONI / FREKUENCA E LINJËS
KONSUMI I ENERGJISË
SIGURESA
230 V / 50 Hz
2300 W
10 A
10 electrolux
Commentaires sur ces manuels