
1. Kapni fletët (A) dhe (B) me gishta.
2. Tërhiqeni filtrin poshtë.
3. Nxirreni filtrin jashtë.
4. Për të zëvendësuar filtrin, kryejeni
këtë proces sipas rendit të kundërt.
7.6 Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga
avulluesi i ndarjes së frigoriferit sa herë
që kompresori i motorit ndalon, gjatë
përdorimit normal. Uji i shkrirjes
shkarkohet nëpërmjet një zgavre brenda
një mbajtëseje të posaçme që ndodhet
në pjesën e pasme të pajisjes, mbi
kompresorin e motorit, ku dhe avullon.
Është e rëndësishme që të pastroni
periodikisht vrimën kulluese të ujit të
shkrirjes (F), që ndodhet nën sirtarët e
sallatës, për të mos e lejuar ujin të
rrjedhë jashtë e të pikojë te ushqimet
brenda. Përdorni pastruesin e posaçëm
që ju është dhënë (P), të cilin do ta gjeni
të futur në vrimën e kullimit.
7.7 Periudhat e mospërdorimit
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
1. Shkëputeni pajisjen nga furnizimi
elektrik.
2. Nxirrini të gjitha ushqimet.
3. Pastroni pajisjen dhe të gjithë
aksesorët.
4. Lëreni derën/dyert paksa hapur për
të shmangur formimin e erërave të
pakëndshme.
KUJDES!
Nëse dëshironi ta mbani
pajisjen të ndezur, kërkojini
dikujt ta kontrollojë herë pas
herë për të shmangur
prishjen e ushqimit brenda
në rast ndërprerjeje të
energjisë elektrike.
8. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
8.1 Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja nuk punon. Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen.
Spina nuk është futur mirë
në prizë.
Futeni spinën mirë në
prizë.
www.electrolux.com10
Commentaires sur ces manuels