
4. FUNKSIONIMI
4.1 Ndezja
1. Vendoseni spinën në prizën e murit.
2. Rrotullojeni rregullatorin e
temperaturës në drejtim të akrepave
të orës në një cilësim mesatar.
4.2 Fikja
Për të fikur pajisjen, rrotulloni
rregullatorin e temperaturës në
pozicionin "O".
4.3 Rregullimi i temperaturës
Temperatura rregullohet automatikisht.
1. Rrotulloni rregullatorin e
temperaturës drejt një cilësimi më të
ulët për të përftuar ftohje minimale.
2. Rrotulloni rregullatorin e
temperaturës drejt një cilësimi më të
lartë për të përftuar ftohje maksimale.
Në përgjithësi, më i
përshtatshëm është një
cilësim mesatar.
Megjithatë, duhet të zgjidhet
cilësimi i saktë duke pasur
parasysh se temperatura
brenda pajisjes varet nga:
• temperatura e dhomës,
• shpeshtësia e hapjes së
derës,
• sasia e ushqimit që ruhet
në të,
• vendndodhja e pajisjes.
KUJDES!
Nëse temperatura e
ambientit është e lartë ose
nëse pajisja është mbushur
plot dhe është caktuar në
temperaturën më të ulët, ajo
mund të punojë pa pushim
duke shkaktuar formimin e
brymës në murin e pasmë.
Në këtë rast, rregullatori i
temperaturës duhet caktuar
në një cilësim më të lartë për
të mundësuar shkrirjen
automatike dhe si rrjedhojë
reduktimin e konsumit të
energjisë.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Vendosja e rafteve të derës
Për të mundësuar ruajtjen e pakove të
ushqimit me madhësi të ndryshme, raftet
e derës mund të vendosen në lartësi të
ndryshme.
1. Ngrijeni raftin gradualisht lart derisa
të lirohet.
2. Ripozicionojeni siç kërkohet.
Ky model është i pajisur me një kuti
të ruajtjes së ushqimit të
ndryshueshme, e cila lëvizet anash.
SHQIP 7
Commentaires sur ces manuels