• Përpara instalimit, sigurohuni që mobilia e
kuzhinës të ketë përmasat e duhura të
zgavrës.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar
nën dhe pranë strukturave të sigurta.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Pajisja nuk mund të vendoset mbi një
bazament.
• Furrat e integruara dhe sipërfaqet e
gatimit të integruara janë të pajisur me
sistem lidhjesh të posaçëm. Për të
parandaluar dëmtimet ndaj pajisjes,
kombinoni vetëm pajisje nga i njëjti
prodhues.
Lidhja Elektrike
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e klasifikimit të përkojnë me ato të
rrjetit tuaj elektrik shtëpiak.
• Informacioni mbi voltazhin gjendet në
pllakën e specifikimeve.
• Përdorni gjithmonë një prizë që ofron
mbrojtje ndaj goditjeve elektrike, të
instaluar si duhet.
• Mos përdorni spina me shumë hyrje,
kolektorë dhe kabllo zgjatuese. Ka rrezik
zjarri.
• Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon
elektrike. Lidhuni me qendrën e
shërbimit.
• Bëni kujdes të mos shtypni ose dëmtoni
spinën (nëse ka të tillë) dhe kabllon
elektrike mbrapa pajisjes.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr spinën nga kablloja elektrike.
Tërhiqni gjithmonë nga spina – nëse ka të
tillë.
Përdorimi
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për
përdorim tregtar dhe industrial.
• Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime
gatimi shtëpiak. Kjo bëhet për të
shmangur lëndimet fizike ndaj personit
ose dëmtimet në pronë.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose mbështetëse.
• Pjesa e brendshme e pajisjes nxehet
shumë gjatë përdorimit. Ka rrezik
djegieje. Mos i prekni elementët e nxehtë
në pajisje. Përdorni doreza kur vendosni
ose hiqni aksesorë ose enë gatimi.
• Bëni kujdes kur hiqni apo instaloni
aksesorët, për të shmangur dëmtime të
mundshme të smaltit të furrës.
• Qëndroni gjithnjë larg nga pajisja kur
hapni derën ndërsa pajisja është në
punë. Mund të dalë avull i nxehtë. Ka
rrezik djegieje të lëkurës.
• Për të parandaluar dëmtime ose
çngjyrime të smaltit:
– mos vendosni asnjë objekt drejtpërdrejt
mbi dyshemenë e pajisjes dhe mos e
mbuloni me letër varaku (alumini);
– mos hidhni ujë të nxehtë direkt në
pajisje;
– mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
• Çngjyrimi i smaltit nuk ndikon në
performancën e pajisjes, pra nuk kemi të
bëjmë me një defekt në aspektin e ligjit të
garancisë.
• Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
• Gatuani gjithmonë me derën e pajisjes të
mbyllur edhe kur piqni në skarë.
Kujdesi dhe pastrimi
• Para se të mirëmbani pajisjen, fikeni dhe
shkëputeni nga rrjeti elektrik.
• Para se ta mirëmbani, sigurohuni që
pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik djegieje.
Ka rrezik që panelet e xhamit të thyhen.
• Mbajeni pajisjen të pastër në çdo kohë.
Grumbullimi i yndyrave ose ushqimeve të
tjera mund të shkaktojë zjarr.
• Pastrimi i rregullt parandalon prishjen e
materialit të sipërfaqes
• Përdorni një tavë pritëse të yndyrave për
kekët shumë të lëngshëm për të
parandaluar që lëngjet e frutave të lënë
njolla që mund të mos hiqen më.
• Për sigurinë tuaj personale dhe të pronës
suaj, pastrojeni pajisjen vetëm me ujë dhe
sapun. Mos përdorni produkte të
ndezshme ose produkte që mund të
shkaktojnë gërryerje.
• Mos e pastroni pajisjen me pastrues me
avull, pastrues me presion të lartë,
objekte të mprehta, pastrues abrazivë,
sfungjerë gërryes dhe lëngje që heqin
njollat.
• Nëse përdorni një spërkatës furre, ndiqni
udhëzimet e prodhuesit.
electrolux 3
Commentaires sur ces manuels