
Për të zgjedhur një temperaturë tjetër,
referojuni kapitullit "Rregullimi i
temperaturës".
2.3 Çaktivizimi i
Ndiqni këta hapa për të fikur pajisjen:
1.
Shtypni butonin ON/OFF për 3
sekonda.
2.
Ekrani do të fiket.
3.
Për të shkëputur pajisjen nga rryma,
hiqni spinën nga priza.
2.4 Rregullimi i temperaturës
Zgjidhni dhomëzën e sipërme ose të
poshtme.
Shtypni butonin e temperaturës për të
vendosur temperaturën.
Temperatura e paracaktuar:
• + 8°C për dhomëzën e sipërme
• +14°C për dhomëzën e poshtme
Treguesit e temperaturës tregojnë
temperaturën e vendosur.
Temperatura e vendosur do të arrihet
brenda 24 orëve.
Referojuni kapitullit "Përdorimi i
përditshëm - Sistemimi i verës".
Pas një shkëputjeje të energjisë,
temperatura e vendosur mbahet e
ruajtur.
2.5 Butoni i dritës
Nëse dëshironi që ta mbani dritën ndezur
kur dera është e mbyllur, mjafton që ta
hapni dhe ta mbyllni derën dhe drita do të
qëndrojë e ndezur automatikisht për 10
minuta.
Nëse dëshironi që ta fikni dritën përpara
kohës së fikjes automatike, hapeni derën
dhe shtypni butonin e dritës.
Drita nuk ka asnjë ndikim negativ në
cilësinë e verës.
2.6 Alarmi i hapjes së derës
Do të dëgjohet një alarm akustik nëse
dera lihet e hapur për pak minuta. Kushtet
e alarmit të derës së hapur tregohen nga:
• treguesi i alarmit që pulson
• sinjalizuesi akustik
Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet
normale (dera e mbyllur), alarmi do të
ndalojë.
Gjatë alarmit, sinjalizuesi mund të fiket
duke shtypur çdo buton.
3. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
3.1 Pastrimi i brendësisë së
pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e saj të brendshme
dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë
të vakët dhe pak sapun natyral për të
hequr erën tipike të një produkti të ri, e
më pas thajeni tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund
të dëmtojnë pjesët e lëmuara.
Nëse në ekran shfaqet DEMO, pajisja
është në funksionin e demonstrimit:
referojuni paragrafit "SI TË VEPROJMË
NËSE...".
6
www.electrolux.com
Commentaires sur ces manuels