Electrolux ERW3313AOX Manuel d'utilisateur Page 7

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 72
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 6
3.2 Sistemimi i verës
Dhomëza e sipërme:
Temperatura mund të përshtatet mes +6
dhe +11°C. Kjo dhomëz është ideale për
verëra, veçanërisht për verëra të reja
kuqe dhe të bardha që duhen konsumuar
menjëherë. Dhomëza pune me
temperatura të diferencuara.
Dhomëza e poshtme:
Temperatura mund të përshtatet mes +
11 dhe + 18°C. Kjo dhomëz është ideale
për ruajtjen dhe rafinimin e verërave të
kuqe ose të bardha për periudha të gjata.
Temperaturat e kësaj dhomëze janë të
përshtatshme për ruajtjen e verërave të
vjetruara dhe me aromë të fortë.
Shtrijini shishet në mënyrë të tillë që tapat
të mos thahen.
Mbajeni verën në ambient të errët. Dera
është e prodhuar me dopjo xham të
errësuar kundër rrezeve UV, për ta
mbrojtur verën nga drita në rast se
frigoriferi është i vendosur në një vend me
dritë.
Shmangni ndezjen shumë të shpeshtë të
dritës së pajisjes ose lënien ndezur për
kohë të gjatë. Vera ruhet më mirë në
ambient të errët.
Mbajini me kujdes shishet, për të
shmangur trazimin e verës.
Ndiqni rekomandimet dhe këshillat e
marra në kohën e blerjes ose të dhëna në
dokumentacionin teknik lidhur me cilësinë,
jetëgjatësinë dhe temperaturën më të mirë
të ruajtjes së verës.
3.3 Këshilla rreth ruajtjes
Koha e ruajtjes së verës varet nga vjetrimi,
lloji i rrushit, përmbajtja e alkoolit dhe niveli
i fruktozës dhe taninës që ka ajo. Në
kohën e blerjes, shikoni nëse vera e ka
arritur vjetrimin apo nëse do të
përmirësohet me kalimin e kohës.
Temperaturat e rekomanduara të
ruajtjes:
Për shampanjë dhe verëra të gazuara,
ndërmjet 6 dhe 8°C
Për verëra të bardha, ndërmjet 10 dhe
12°C
Për verëra rozë ose të kuqe të çelura,
ndërmjet 12 dhe 16°C
Për verëra të kuqe të vjetruara, 14
-16°C
Kur vendosni shishe të ndryshme njëra
mbi tjetrën, sigurohuni që ato të mos
prekin pllakën ftohëse të frigoriferit.
SHQIP 7
Vue de la page 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 71 72

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire