
7.2 Mbushja e kutisë së
shpëlarësit
KUJDES!
Përdorni vetëm shpëlarës të
posaçëm për lavastovilje.
1. Shtypni butonin e lëshimit (D) për të
hapur kapakun (C).
2. Hidhni shpëlarësin në kutinë e
shpëlarësit (A) derisa lëngu të arrijë
nivelin "max" të mbushjes.
3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një
leckë thithëse për të parandaluar
formimin e shkumës së tepërt.
4. Mbyllni kapakun. Siguroni që butoni i
lëshimit të ngecë në vend.
Mbusheni kutinë e
shpëlarësit kur treguesi (E)
të duket qartë.
Mund ta rrotulloni zgjedhësin
e sasisë së lëshuar (B) midis
pozicionit 1 (sasia më e ulët)
dhe pozicionit 4 ose 6 (sasia
më e lartë).
8. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
1. Hapeni rubinetin e ujit.
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e
përzgjedhjes së programit.
• Nëse treguesi i kripës është i
ndezur, mbushni kutinë e kripës.
• Sigurohuni që të ketë shpëlarës
në kutinë e shpëlarësit.
3. Mbushni koshat.
4. Shtoni detergjentin.
5. Vendosni dhe nisni programin e
duhur sipas llojit të ngarkesës dhe të
nivelit të ndotjes.
8.1 Përdorimi i detergjentit
1. Shtypni butonin e lëshimit (B) për të
hapur kapakun (C).
2. Futni detergjentin pluhur ose në
tableta në dhomëz (A).
3. Nëse programi ka fazë paralarjeje,
vendosni një sasi të vogël detergjenti
në pjesën e brendshme të derës së
pajisjes.
4. Mbyllni kapakun. Siguroni që butoni i
lëshimit të ngecë në vend.
8.2 Përdorimi i tabletave të
shumëfishta
Kur përdorni tableta, ato përmbajnë kripë
dhe lëndë shpëlarëse, ndaj mos e
mbushni kutinë e kripës dhe kutinë e
shpëlarësit.
1. Përshtatni zbutësin e ujit në nivelin
më të ulët.
2. Vendosni kutinë e shpëlarësit në
pozicionin më të ulët.
8.3 Vendosja dhe startimi i një
programi
Nisja e një programi
1. Mbajeni derën e pajisjes paksa të
hapur.
www.electrolux.com12
Commentaires sur ces manuels