
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen. Sigurohuni që
pajisja të jetë në modalitetin e
zgjedhjes së programit.
3. Shtypeni në mënyrë të vazhdueshme
butonin e programit derisa të fillojë të
pulsojë treguesi i programit që
dëshironi.
4. Mbyllni derën e pajisjes për të filluar
programin.
Hapja e derës ndërkohë që
pajisja është në punë
Hapja e derës ndërkohë që programi
është në punë, ndalon pajisjen. Kjo
mund të ndikojë në konsumin e energjisë
dhe kohëzgjatjen e programit. Pasi e
mbyllni derën, pajisja vazhdon nga pika
ku u ndërpre.
Nëse dera mbahet hapur për
më shumë se 30 sekonda
gjatë fazës së tharjes,
programi që është në punë
do të përfundojë. Kjo nuk
ndodh nëse dera hapet me
funksionin AirDry.
Mos u përpiqni të mbyllni
derën e pajisjes brenda 2
minutave pasi AirDry e hap
atë automatikisht, sepse kjo
mund të shkaktojë dëmtime
në pajisje.
Nëse pas kësaj dera mbyllet
për 3 minuta të tjera,
programi në punë
përfundon.
Anulimi i programit
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e
programit derisa pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes së programit.
Sigurohuni që të ketë detergjent në
kutinë e detergjentit përpara se të filloni
një program të ri.
Përfundimi i programit
Kur programi përfundon, shfaqet treguesi
.
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes ose
pritni që pajisja të kalojë në
modalitetin e gatishmërisë. Nëse e
hapni derën përpara aktivizimit të
modalitetit të gatishmërisë, pajisja
çaktivizohet automatikisht.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA
9.1 Të përgjithshme
Ndiqni këshillat e mëposhtme për të
garantuar rezultate optimale pastrimi dhe
tharjeje në përdorimin ditor dhe për t'ju
ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit.
• Hidhini në koshin e mbeturinave
mbetjet e mëdha të ushqimeve në
enë.
• Mos i shpëlani enët paraprakisht me
dorë. Kur t'ju nevojitet, vendosni një
program me fazë paralarjeje.
• Përdoreni gjithmonë të gjithë
hapësirën e koshave.
• Sigurohuni që artikujt në kosha të
mos prekin ose të mos mbulojnë njeri-
tjetrin. Vetëm atëherë uji mund të
arrijë dhe të lajë plotësisht enët.
• Mund të përdorni detergjent për larjen
e enëve, shpëlarës dhe kripë veçmas
ose mund të përdorni tabletat e
shumëfishta (p.sh. ''Të gjitha në 1'').
Ndiqni udhëzimet e shfaqura në
paketim.
SHQIP 13
Commentaires sur ces manuels