
Problemi dhe kodi i alarmit Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. • Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.
• Sigurohuni që kutia e siguresave të mos
ketë ndonjë siguresë të prishur.
Programi nuk fillon. • Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e
mbyllur.
• Pajisja ka filluar procedurën për ringarkimin
e rezinës brenda zbutësit të ujit.
Kohëzgjatja e procedurës është afërsisht 5
minuta.
Pajisja nuk mbushet me ujë.
• Treguesi i përfundimit pulson 1
herë me ndërprerje.
• Sinjali akustik bie 1 herë me
ndërprerje.
• Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
• Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të
mos jetë shumë i ulët. Për këtë informacion,
kontaktoni autoritetet vendase të
ujësjellësit.
• Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i
bllokuar.
• Sigurohuni që filtri në tubin hyrës të mos
jetë i bllokuar.
• Sigurohuni që tubi hyrës të mos jetë i
përdredhur ose i përthyer.
Pajisja nuk e shkarkon ujin.
• Treguesi i përfundimit pulson 2
herë me ndërprerje.
• Sinjali akustik bie 2 herë me
ndërprerje.
• Sigurohuni që tubi lidhës i lavamanit të mos
jetë i bllokuar.
• Sigurohuni që tubi i shkarkimit të mos jetë i
përdredhur ose i përthyer.
Është aktivizuar pajisja kundër
përmbytjes.
• Treguesi i përfundimit pulson 3
herë me ndërprerje.
• Sinjali akustik bie 3 herë me
ndërprerje.
• Mbylleni rubinetin dhe lidhuni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
Pajisja ndalon dhe fillon shumë herë
gjatë procesit.
• Kjo është normale. Kjo sjell rezultate
optimale në larje dhe kursim energjie.
Rrjedhje e vogël nga dera e
pajisjes.
• Pajisja nuk është vendosur në nivel. Lironi
ose shtrëngoni këmbët e rregullueshme
(nëse ka).
• Dera e pajisjes nuk është e centruar me
kazanin. Rregulloni këmbët e pasme (nëse
ka).
Dera e pajisjes mbyllet me
vështirësi.
• Pajisja nuk është vendosur në nivel. Lironi
ose shtrëngoni këmbët e rregullueshme
(nëse ka).
• Pjesë të takëmeve dalin jashtë nga koshat.
SHQIP 17
Commentaires sur ces manuels